Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Politizimi e klanet – armiqtë e teatrit

Prej teatrit të politizuar, të klanizuar e deri te gjenocidi kulturor që është bërë në Kosovën e pasluftës, janë konstatimet e atyre që janë të përfshirë direkt në jetën teatrore të vendit. Kriza në teatër e në artin në përgjithësi është emëruesi i përbashkët për të cilin kanë rënë dakord regjisorët, dramaturgët e të tjerë që lidhen me teatrin, shkruan sot Koha Ditore.

Pos konstatimeve, disa prej pjesëmarrësve të konferencës “Teatri, mes artit dhe politikës”, që është mbajtur të premten në Prishtinë, kanë dhënë edhe rekomandime. Sipas organizatorëve, ato t’i përcillen Ministrisë së Kulturës.

Gjendjen jo të mirë të teatrit në vend e kanë përshkruar edhe disa prej atyre që janë përfituesit kryesorë të fondeve publike për të zhvilluar projektet e tyre, drejtues të teatrove, të drejtorive të kulturës e deri tek përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës. Problem më vete është thënë të jetë veprimtaria e teatrove të qyteteve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)