Përgjatë pothuajse krejt të 90-ave në Kosovë, teatri në gjuhën shqipe ka qenë i ndaluar ose është zhvilluar në mënyrë të çrregullt (ilegalisht ose gjysmë-ilegalisht). Publiku shqiptar, gjatë atyre viteve, është shkëputur dhunshëm nga cikli dhe rituali i ardhjes në teatër. Kur pas luftës gjërat filluan të kthehen në normalitet dhe kur teatri iu kthye sërish publikut, një pjesë e publikut besnik të para 90-tave besoj që ka bërë përpjekje të kthehet në teatër...Por rikthimi në teatër, pas luftës, për shumicën, besoj duhet të ketë qenë traumatik
Në shumicën e teatrove në Evropë, në aspektin e moshës, struktura kryesore e publikut janë brezi i mesëm dhe të moshuarit, pra, ata mbi pesëdhjetë vjeç. Flokëthinjurit, siç u thuhet, i dominojnë sallat, e teatrot janë në një betejë konstante për të sjellë në shfaqjet e tyre edhe të rinjtë.
Por në Kosovë është një histori krejt tjetër. Publiku në teatër përbëhet nga të rinjtë, ekskluzivisht nga të rinjtë. Statistika nuk ka, megjithatë është e dukshme që shumica që shkojnë në teatër, ndoshta rreth 80 për qind e tyre, janë të moshës deri në 40-vjeçare. Në të rrallë, fort rrallë, mund të shohësh flokëthinjur në teatrot e Kosovës. Brezi i publikut 60+ nuk vjen të shohë shfaqje, ka refuzuar të vijë për krejt këto vite, për arsye valide, padyshim. E krijuesit teatrorë në Kosovë, duket se nuk e kanë ndier mungesën e tyre, përderisa kanë pasur të rinjtë në sallë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor si dhe përse u përjashtua e vetëpërjashtua ai brez i tërë i publikut nga sallat e teatrit në Kosovë? Një përgjigje e plotë kërkon më shumë studim, megjithatë, janë dy a tre faktorë që besoj që kanë qenë vendimtarë. Përgjatë pothuajse krejt të 90-tave në Kosovë, teatri në gjuhën shqipe ka qenë i ndaluar ose është zhvilluar në mënyrë të çrregullt (ilegalisht ose gjysmë-ilegalisht). Publiku shqiptar, gjatë atyre viteve, është shkëputur dhunshëm nga cikli dhe rituali i ardhjes në teatër. Kur pas luftës gjërat filliuan të kthehen në normalitet dhe kur teatri iu kthy sërish publikut, një pjesë e publikut besnik të para 90-tave besoj që ka bërë përpjekje të kthehet në teatër, siç shtresa të tjera të shoqërisë që kanë bërë përpjekje për t’u rilidhur me ritualet e performancat sociale e kulturore, si akte të një normaliteti që po krijohej në rrethanat e reja.
Rikthimi në teatër, pas luftës, për shumicën, besoj duhet të ketë qenë traumatik. Ata tani po konfrontoheshin me një estetikë të re, të “çuditshme” e krejt ndryshe nga ajo e dikurshmja, po shihnin në skenë aktorë të rinj “të panjohur”, teatri tani po trajtonte tema të tjera, me një gjuhë e me kode të reja, me ndjeshmëri e qasje tjetër, shfaqje shumë më të vrullshme, më politike, më të drejtpërdrejta... Ky transformim (i pritshëm) kaq i beftë teatror, besoj ka qenë kafshatë që s’ka mundur të kapërdihet lehtë nga ai brez (le të themi, “më konservator”) i publikut. Prandaj, refuzimi dhe përbuzja e tyre ndaj “teatrit të ri” të pasluftës kanë qenë të pritshme. Krijuesit teatrorë, në anën tjetër, nuk duket që kanë bërë ndonjë përpjekje për ta mbajtur në teatër atë brez publiku, të cilin e kanë konsideruar “me shije të dala mode”, e konzervator që “s’i kupton trendët”. “Divorci” ka qenë pothuajse i pashmangshëm, dhe ai ka vazhduar i pabujshëm deri në ditët e sotme.
Dhe kështu, të vetmit gjyshër që sot mund t’i shohësh në teatër janë ata që vijnë të shohin nipërit a mbesat e veta aktorë, kur luajnë në ndonjë shfaqje. Krijuesit teatrorë në Kosovë krenohen me publikun e tyre të ri në teatër, por në anën tjetër, a s’do të ishte e mrekullueshme nëse krahas të rinjve në teatër të vinin edhe të moshuarit? Këtë gjë e shoh si një padrejtësi e humbje të madhe, nga shumë humbje të tjera të pasluftës...