Kulturë

Policia në Teatër dy herë brenda 24 orëve

Prishtinë, 25 maj - Policia, kohëve të fundit, ka pasur jo rrallë punë dhe me Teatrin Kombëtar të Kosovës. Dy herë është vizituar ky institucion nga zyrtarët policorë brenda 24 orëve. Gjatë ditës së martë, forcat e rendit kanë shoqëruar në stacion dy aktorë, Shkëlzen Veselin e Veton Osmanin, si dhe udhëheqësin artistik të këtij institucioni, Agon Myftarin. E pas mesnatës, zyrtarët policorë janë ftuar nga rojtari Faton Halili, pasi i është vënë zjarri posterit të shfaqjes “Bordel Ballkan”.

“Në orën 14:30 është hapur rasti lëndim trupor. Ka ndodhur një përleshje ku janë shoqëruar nga policia tre persona, viktima dhe dy të dyshuar”, ka thënë Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

Shkëlzen Veseli e Agon Myftari kanë qenë të pakontaktueshëm gjatë ditës së mërkurë. Ekipi i gazetës nuk i ka gjetur as në TKK. Ndërkaq aktori Veton Osmani në një prononcim për KTV-në, gjatë ditës, e ka mohuar se është sulmuar. Ka thënë se nuk duhet të bëhet e madhe një çështje që ka të bëjë me dy kolegë. Por të mërkurën vonë në mbrëmje i ka thënë gazetës se është sulmuar fizikisht nga Myftari dhe Veseli (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.