Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Pllaka shqipe për Shën Terezën, simboli i barazisë edhe në jetë

“Bota nuk është e uritur vetëm për bukë, por edhe për dashuri”. Me këtë thënie të shenjtores shqiptare Shën Nëna Terezë tash e tutje do të “flasë” shqip pllaka përkujtimore në qendër të Shkupit.

Pllaka shqipe, krahas asaj në gjuhën maqedonase dhe angleze që ekzistonte prej kohësh, është vënë të mërkurën në strukturën e bardhë të mermerit në hapësirën e gjelbëruar që ndodhet në rrugën që zgjatet nga sheshi qendror drejt “Portës së Maqedonisë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

“Pllakë përkujtimore për shtëpinë e Nënës Terezë, me një zgjidhje të re të dinjitetshme. Qasje e re nga pllaka e re te sheshi ‘Maqedonia’”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Për historianin nga Shkupi, Skender Asani, qytetarët tani kanë qasje të lirë për të bërë nderime dhe për të vendosur lule në vendndodhjen e shtëpisë së lindjes së misionares shqiptare.

“Me këtë po hapim udhë që institucionet të përgatisin një infrastrukturë ligjore me të cilën do të vendosin nën mbrojtje shtetërore gjithë trashëgiminë materiale e shpirtërore të Nënës Terezë”, ka shkruar Asani në profilin e tij në Facebook.

Ai ka përkujtuar edhe angazhimin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve - Shkup (ITSHKSH) dhe shoqërisë civile që, sipas tij, arritën të kurorëzojnë një betejë të dinjitetshme kulturore pa shantazhe dhe presion.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të kultivojmë frymën e Nënës Terezë, në emër të së cilës kemi ngritur edhe një departament të posaçëm në kuadër të ITSHKSH”, ka shtuar Asani.