Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Pjesëmarrje e suksesshme e “Shotës” në “Vitosha Folk Fest 2018”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim përfaqësues dhe vallëtarë të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, pas pjesëmarrjes së tyre të suksesshme në Festivalin Ndërkombëtar “Vitosha Folk Fest 2018”, në të cilin u shpërblyen me tri çmimet kryesore të festivalit, njofton kumtesa, përcjell Koha.net.

Ai uroi Ansamblin për çmimet e marra dhe i përgëzoi ata për punën që po bëjnë në promovim traditave muzikore shqipe.

Ai i po ashtu tha “rezultatet e arritura të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” na bëjnë të ndihemi krenarë e sidomos rezultatet e arritura në gara të mëdha jashtë vendit”.

Ushtruesi i detyrës së Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, Nazmi Demaj, falënderoi ministrin për pritjen e tij. Ai tha se “Ansambli gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë në nivel. Ne çdo herë kemi sjellë nga jashtë çmime, në të gjitha garat në të cilat kemi marrë pjesë, jemi shpërblyer me çmime të para e të dyta”.

Koreografi Fehmi Shaqiri, duke folur për sukseset dhe të arritura e ansamblit “Shota”, theksoi se kemi folklor shumë të madh dhe nuk ka ambasador më të madh dhe më të fuqishëm se sa ansambli “Shota”.

Artikuj të ngjashëm