Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Piktura për identitetin shqiptar në hulumtimin artistik të Jugosllavisë

Në një vepër me teknikë të kombinuar, ngjyra e lecka, në format prej një metri katror, artisti Xhevdet Xhafa e kishte përthekuar identitetin e popullit shqiptar.

Vepra e realizuar më 1978, do të ekspozohet në Slloveni. Është pjesë e “The Heritage of 1989. Case Study: The Second Yugoslav Documents Exhibition” (Trashëgimia e vitit 1989.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rast studimi: ekspozita e dytë e dokumenteve jugosllave) që do të hapet sot (e mërkurë) në galerinë e Muzeut të Artit Modern në Lubjanë, shkruan sot “Koha Ditore”. Është një reformatizim i ekspozitës “Yugoslav Documents ’89”, që ishte hapur më 1989 në Sarajevë, njëra ndër ekspozitat e fundit të mëdha që kishte në titull emrin e një shteti që nuk është më.

Xhevdet Xhafa është i vetmi artist shqiptar që është përfshirë në këtë projekt artistik. Ai do të rikthehet në qytetin ku kishte diplomuar për pikturë më 1970, me veprën që është pjesë e ciklit “Autobiografia”.

“Ata e kanë zgjedhur këtë. Është vepër e realizuar me një kombinim ngjyrash dhe lecka. Është autoportreti i një populli. Të gjitha elementet karakteristike të një populli janë të shprehura aty. I gjithë identiteti i popullit shqiptar është përmbledhur aty”, ka thënë Xhafa. “Autobiografia ime është edhe autobiografi e gjithë popullit shqiptar”.

Xhafa ka thënë se për të është e rëndësishme të marrë pjesë në këtë ekspozitë, sepse është një projekt që dokumenton trashëgiminë.

“Është galeri shumë e madhe. Ekspozita është një dokument i gjithë popujve të Ballkanit”, ka shtuar Xhafa, i cili më 2012 ishte zgjedhur anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.