Kur dashuria për një instrument tejkalon një qejf të zakonshëm, tingujt edhe mund të imagjinohen.
Vizatimi i tasteve të pianos në letër dhe përdorimi i tyre janë dëshmi se Rita Kinka si fëmijë i ndiente tingujt edhe pse ata praktikisht nuk ekzistonin. Por me kalimin e viteve Kinka (55) do të shndërrohej në një nga pianistet më me zë në ish-Jugosllavi dhe fituese e disa çmimeve prestigjioze muzikore, shkruan sot “Koha Ditore”.
E shoqëruar nga kolegia e saj pianiste, Lejla Pula, Kinka në muajin prill ishte rikthyer në Prishtinë pas tri dekadash. Kur kujton kryeqytetin kosovar në fillim të viteve ’80, Kinka, e cila punon dhe jeton në Novi-Sad të Serbisë, thotë se shumë gjëra kanë ndryshuar.
Asokohe si studente kishte interpretuar në një qytet për të cilin mban mend se e kishte të urbanizuar vetëm qendrën... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Muzika s’është ikje nga realiteti, por pasqyrimi më i sofistikuar i tij
-
Pianoja e kristaltë kulmon me dashurinë e pashtershme për Listzin
-
Violisti virtuoz dhe muzika si terapi
-
Inoue fut publikun në rrugëtim unik me ngjyrat e bashkëkohores në piano
-
“Chopin Piano Fest” gati për rimim me muzikë nga baroku te jazzi