János Balázs nuk i pëlqen garat, por megjithatë është një prej pianistëve hungarezë me më së shumti çmime. Ai është vetëm 29-vjeçar, por emocioni dhe shpirti që përçon, e bëjnë të duket sikur ka një jetë që luan në piano.
Kur ngjitet në skenë ka vetëm një qëllim: të arrijë të depërtojë te publiku. Për këtë në repertor përzgjedh veprat që ia japin këtë mundësi. Atij i pëlqen ta sfidojë veten, shkruan sot Koha Ditore.
Në koncertin në Prishtinë lundroi nëpër emocione brenda një ore e gjysmë, duke kaluar nga tingujt dramatikë tek ata më të qetë, prej lumturisë te vuajtja. Një tjetër pjesë e rëndësishme e lojës së tij është edhe fakti se ai përzgjedh vepra të shkurtra dhe të njohura.
Me këtë synon që t’i bëjë gjeneratat e reja të interesohen më shumë për muzikën klasike....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)