Sikurse dyshja e repit, Krept dhe Konan, Jinx Prowse, i cili drejton projektin rinor “Music Fuion” në Hampshire, mendon se fushata policore ndaj muzikës “drill” nuk është përgjigje ndaj krimeve të kryera me thika nga rinia problematike në Britaninë e Madhe.
“Bandat dhe kultura ekzistojnë para së gjithash. Pastaj, kjo e informon muzikën. Ndalimi i muzikës së rrugës do të ishte reagim naiv dhe jokompetent për adresimin e çështjeve të vërteta që fshihen prapa kulturës së bandave”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne i japim rinisë një vend të përkatësisë, respektit dhe një platformë për shprehur veten dhe një vend të sigurt për të bërë qejf. Muzika e tyre mund të jetë hapi i parë për largimin e rinisë nga bota e krimit”, thekson ai.
Ideja e përdorimit të muzikës për të ndihmuar rininë për të përmirësuar jetën është thelbësore për punën e “Music Fusion”, që shërben në zonat e deprivimit ekstrem social në Portsmouth, Havant, Southampton, Gosport dhe Fareham. Ndodhur në muzeun e vogël lokal të Havantit, studiot e saj nuk përkojnë me frymën e turizmit që zhvillohet në brigjet detare të zonës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)