Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Përdorim simbolik i audiolibrave në Kosovë

Para se të shkruhej, është rrëfyer, kënduar e dëgjuar. Edhe ata që sot njihen si librat e dokumentet e para të shkruara në gjuhën shqipe, janë përmbledhje të rrëfimeve gojore ndër breza, kur në mungesë të shkrimit, kanë funksionuar kujtesa dhe rrëfimi.

Sot, kur metoda klasike e leximit përballet me krizë, libri digjital (e-book) dhe libri me zë apo libri i folur (audiobook), falë teknologjisë janë bërë formate shumë të përhapura të leximit.

Dëgjimi i librave ka hapur debate të shumta, e pas shumë hulumtimeve është konstatuar edhe dallimi më i madh mes këtyre dy mënyrave kaq të ndryshme të leximit, raporton “Express” i KTV-së.

Sipas një hulumtimi të Universitetit të Virgjinias, dallimi qëndron te angazhimi dhe përkushtimi. Në këtë hulumtim, leximi klasik është quajtur diçka që njeriu e bën, ndërsa dëgjimi si diçka që i ndodhë.

Me zhvillimin e teknologjisë, janë zhvilluar edhe e-booku e audiobooku.

Edhe Pamundësia e zëvendësimit të librit nga teknologjia Kulturë Pamundësia e zëvendësimit të librit nga teknologjia

Jahir Ahmeti nga libraria “Artini” në kryeqytet, thotë se përkundrazi, në vendin tonë teknologjia ka bërë të ngecë leximi në të gjitha mënyrat.

Si lexues i pasionuar, Ahmeti preferon leximin klasik.

Mungesa e librave me zë në gjuhën shqipe është shumë e madhe, jo vetëm në literaturën botërore, por edhe atë shqiptare.

Por, kjo nuk e ka penguar aspak Paulin Pashkun, një tjetër entuziast të leximit. Ai pas disa vjetësh dëgjimi të librave, thotë se tani e ka të vështirë t’i kthehet leximit klasik.

Edhe Dita e Librit “shfleton” zbehjen e leximit, përballet me IA-në Kulturë Dita e Librit “shfleton” zbehjen e leximit, përballet me IA-në

Në fund të fundit, nuk mund të konkludohet se cila metodë e leximit është më e mirë apo më efektive, përderisa gjithçka varet nga lexuesi.

Preferencat personale, aftësia për t’u përqendruar, koha e lirë e ambienti… ka shumë faktorë që e lejojnë ekzistencën e të gjitha metodave të leximit në një kohë plot dinamikë.