Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Perandoria Osmane e nxiti Lidhjen e Prizrenit në fillet e saj

Kur përfaqësues të Vilajetit të Kosovës më 1878 u bënë tok në xhaminë “Bajrakli” në Prizren për t’iu kundërpërgjigjur vendimeve të marra në Traktatin e Shën Stefanit, Perandoria Osmane i mbështeti ata.

Kjo, për shkak se fillimisht ka qenë pro mbrojtjes së të gjitha zonave të populluara me myslimanë. Por një gjë e tillë më pas do të ndryshonte, shkruan sot “Koha Ditore”. Arsyetimi që studiuesi dhe shefi i Degës së Historisë të Institutit Albanologjik, Memli Krasniqi, e prezantoi është fakti se Perandoria Osmane e krahasoi rastin e shqiptarëve me Krimenë.

Megjithatë, shqiptarët nisën të kërkonin autonomi, dhe me çdo kusht kërkonin t’i mbronin territoret e veta. Nga kjo shpërtheu edhe ballafaqimi me ushtrinë osmane. Rezultoi me një tragjedi për shqiptarët, që pasoi me shpërnguljen e tyre nga Sanxhaku i Nishit.

Krasniqi në ligjëratën e tij “Diskutim për Lidhjen e Prizrenit”, në kuadër të edicionit të 37-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, foli për ndikimin e Perandorisë Osmane në krijimin e shtetit shqiptar, dhe po ashtu ndikimin e Perëndimit. I ka ndarë në tri faza ecuritë e punës dhe ngjarjeve që korrespondojnë me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.

“Perandoria Osmane në fazën e parë, kur krijohet Lidhja e Prizrenit, i mbështet, themi hapur edhe i nxit, që nuk shoh asgjë të keqe te kjo, sepse tekefundit gjithë popullsia myslimane në Ballkan ndihej e kërcënuar nga dezintegrimi i mëtejshëm i Perandorisë Osmane”, ka thënë Krasniqi. Por, sipas tij, kur delegacioni i shqiptarëve del jashtë dhe bisedon me të huajt në zyrat e fuqive vendimmarrëse në Berlin, Vjenë, Romë, Paris e kupton se është në përfundim e sipër koha e perandorive shumetnike.

Përveç tij, të hënën ligjëroi edhe studiuesi i orientalistikës Abdulla Rexhepi, i cili u prezantua me temën “Topika, poetika dhe estetika e letërsisë orientale shqipe” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm