Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Peja me magjinë e tingujve të kitarës

Adhuruesit e tingujve të kitarës klasike sikur nuk lëvizën fare plot një vit nga ulëset e teatrit të qytetit “Istref Begolli” në Pejë dhe ashtu në numër të madh pritën edhe hapjen e edicionit të katërt me radhë të Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës, që për katër ditë e bën këtë qytet stacion të kitaristëve të njohur botërorë, shkruan sot Koha Ditore.

Por jo vetëm kaq. Krahas festivalit mbahen edhe garat ndërkombëtare për kitarë klasike “Ehat Musa”, përderisa mjeshtër të këtij instrumenti nëpërmjet masterklasëve bëhen udhërrëfyes të të rinjve që kanë nisur këtë rrugë.

Në tri edicionet e para u mirëpritën dhe u dëgjuan disa nga kitaristët kryesorë botërorë, të cilët përmbushën të gjitha pritjet e publikut pejan. Me nivelin e tyre artistik plotësuan përmbajtjen e këtij festivali, i cili synon të bëhet ndër ngjarjet kryesore të kitarës në këtë pjesë të Evropës...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)