Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Festivali i maestrove përballë mungesës së kitaristëve të Pejës

Për dallim prej dy edicioneve të kaluara të Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës në Pejë, në edicionin e tretë qyteti nikoqir nuk ka pasur asnjë kitarist të vetin në cilindo program, qoftë në klasat mësimore apo në mesin e garuesve për kitaristët më të mirë në ndonjërën prej pesë kategorive të ndara në grupmosha.

Prej gjithsej 52 kitaristëve pjesëmarrës të moshave të ndryshme nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Qiproja, Serbia, Kroacia, Italia dhe Spanja, nga Kosova kanë qenë 23 kitaristë, por asnjëri nga Peja, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Derisa në katër kategoritë e grupmoshave nën 20 vjeç ka pasur kosovarë, në kategorinë e pestë dhe kryesore që shpërblehet me çmimin “Ehat Musa” nuk ka qenë madje asnjë kosovar në mesin e gjashtë garuesve. Pos garave, Festivali sjell edhe koncertet e maestrove siç qe ai i së shtunës mbrëma, me kitaristin Petrit Çekun e violinistin Klaidi Sahatçi.

Image

Kitaristët dhe pedagogët Ehat Musa, Thomas Offermann dhe Stefan Schmid, u kanë ligjëruar teori dhe praktikë talentëve të rinj në klasat mësimore për t’i lënë vend koncertit përmbyllës të kitaristit italian Antonio Fruscella të dielën mbrëma dhe shpalljes së fituesit në garën për kitaristin më të mirë, me çmimin kryesor “Ehat Musa” dhe me një kitarë klasike në vlerë prej 7 mijë eurosh, që është punëdore e një mjeshtri punues të kitarave nga Greqia... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.