Prishtinë, 26 maj - Evropa është vendi ku edhe gjelat bëjnë vezë. Kështu paramendohet Kontinenti i Vjetër, së paku në mendjen e një të riu kosovar. Është asi djali që nuk i ka mbushur akoma të tetëmbëdhjetat dhe e ka humbur shpresën se në vendin e tij mund të ketë perspektivë. Është tejet i cekët në ato që mendon.
Duket sikur nuk ka faj pasi rrethi e ka shndërruar në një personazh çfarë është. Peer (Tristan Halilaj) është lodhur nga gazi lotsjellës e qepët që përdorën për t’i bërë ballë. Përderisa i ati vazhdimisht është në protesta në shfaqjen “Peer Gynti nga Kosova” me tekst të Jeton Nezirajt e regji të Agon Myftarit, e ëma (Donikë Ahmeti) shkaku i verbërisë mashtrohet nga i biri i saj. Nënshkruan një autorizim që ia lejon udhëtimin të birit të mitur me idenë se po hedh firmën në një dokument shkolle.
Në skenografinë e punuar nga Nicola Minssen dominojnë lëmshet e leshit dhe struktura objektesh që në miniaturë paraqesin rrokaqiejt evropianë. Ndryshe “Peer Gynti” i Ibsenit, dramë e botuar më 1867 − ku Peer, si biri i një ish-pasaniku që e shkrin pasurinë në raki, tenton ta rikthejë atë, por humbet në ëndrra boshe − ai i Nezirajt nga Kosova e bjerr kohën në kërkim të fatit. E braktis vendin e tij dhe vendoset në Suedi. Nuk pranohet azil me udhëzimin që gënjeshtrat t’i përdorë për të studiuar aktrimin në Kosovë. Atje takohet me atë që e quan bac, (Shpëtim Selmanin). Baci është portreti i një rrugaçi shqiptar që s’lë gjë pa bërë në shtetet evropiane.
Për dallim nga versioni i kësaj shfaqjeje, që ishte dhënë premierë në maj të vitit 2014 nën regji të suedezit Robert Jelinek dhe me kastë të tjerë aktorësh, Peer, të mërkurën mbrëma, në teatrin “Oda” ka ardhur edhe si terrorist (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.