Prishtinë, 31 mars - Më shumë se katër muaj pas ndërprerjes së punimeve për intervenim emergjent në monumentin krejt afër qendrës së Prishtinës, punonjësit i janë rikthyer këtij objekti. Tash e disa ditë, ahuri që është pjesë e kompleksit “Emin Gjiku”, i është nënshtruar rinovimit të kulmit. Të enjten mjeshtrit kanë rivendosur në kulm tjegullat e vjetra të objektit. Këtë e kanë bërë pasi kanë larguar disa nga trarët e kalbur, duke i zëvendësuar me të rinj, përderisa është bërë edhe izolimi i kulmit. Por për këtë fazë objekti do t’i nënshtrohet vetëm intervenimit për shpëtim.
Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skender Boshtrakaj, ka thënë se ky është intervenim emergjent që do të largojë problemet e lagështisë. Sipas tij, më pas do të punohet për sanimin e rrezikshmërisë që objekti paraqet për familjen që banon prapa tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Na mbetet zhvendosja e një nyje sanitare të fqinjit dhe na duhet të bëjmë një marrëveshje me të. Nuk besoj që ka kosto të lartë”, ka thënë ai. Ka shpjeguar se kjo nyje sanitare është ngjitur për objektin e ahurit. Bëhet fjalë për një banjë të fqinjit lindor, e cila duhet të zhvendoset sherri i mosrrezikimit të ahurit prej lagështisë.
“Pjesa e funksionalizimit të ahurit mbetet si pjesë e ndërhyrjes që do të bëhet këtë vit në të gjithë kompleksin e ‘Emin Gjikut’”, ka thënë Boshtrakaj.
Sipas tij, kontrata me kompaninë “Pleqja Construction” është modeste për eliminim e problemeve teknike.
“Pjesa estetike do të varet nga koncepti i gjithë kompleksit”, ka thënë ai për ansamblin ku funksionon edhe Muzeu Etnologjik në dy objekte të tjera.
Lendita Cervadiku, si mbikëqyrëse e punimeve, e angazhuar nga Ministria e Kulturës, ka thënë se prej që ka rinisur puna është intervenuar në pjesët prioritare (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.