Kjo është gjendja e monumentit që e përditshmja britanike “The Guardian” e ka renditur ndër 12 muzetë më të mirë në Evropë.
Ndërsa, pjesa kryesore e kompleksit “Emin Xhiku”, për më shumë se dy vjet, vazhdon të mbetet e paqasshme për vizitorë. Restaurimi i këtij objekti është zvarritur qysh nga vjeshta e vitit 2017, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas planifikimeve aktuale, nëse gjërat nuk ndryshojnë pas miratimit të buxhetit nga Qeveria në ardhje, puna në këtë muze, do të nisë në pranverë me përmirësimin e kushteve meteorologjike. Për këtë projekt, sivjet janë paraparë 130 mijë euro.
Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, thotë se projekti për restaurimin e objektit, ishte finalizuar vitin e kaluar, por është zvarritur për shkak të buxhetit.
Sipas Aliut, projekti për restaurimin e monumentit, parasheh edhe riorganizimin e ekspozitës së përhershme të titulluar “Cikli i jetës”.
Nga ana tjetër, Ilir Sopjani, kustos në Muzeun Etnologjik të Prishtinës, thotë se ndërtesa jofunksionale është kryesorja dhe se është urgjent të finalizohet restaurimi i saj.
Sipas Sopjanit, zvarritja e restaurimit ka ndikuar edhe në uljen e numrit të vizitorëve.
Përveç ndërtesës së rrethuar me skele, jofunksionale është edhe ndërtesa e ahurit e kompleksit “Emin Xhiku”.