Kulturë

Partiturat e këngës për luftën ndaj urisë shiten në ankand

Katër dorëshkrime partiturash të kornizuara të këngës “We Are the World”, në pronësi të Kenny Rogers, janë shitur për 156 mijë e 250 dollarë, ka njoftuar shtëpia e ankandeve “Julien's”.

Veshje, çizme kaubojësh, fotografi nga shkolla e mesme, dy automjete, pllakate e çmime, si dhe dorëshkrimet origjinale të hitit botëror “We Are the World”, të vitit 1985, të gjitha në pronësi të këngëtarit të ndjerë amerikan të muzikës country, Kenny Rogers, janë shitur në ankandin në New York.

Kënga ishte shkruar nga Lionel Richie dhe Michael Jackson, përderisa produksionin e saj e kishte bërë Quincy Jones.

Rogersi e këndoi këngën në bashkëpunim me yjet si Tine Turner, Bruce Springsteen e Cyndi Lauper dhe grumbulloi më shumë se 50 milionë dollarë për ta luftuar varfërinë në Afrikë.

Katër dorëshkrime partiturash të kornizuara të këngës “We Are the World”, në pronësi të Kenny Rogers, janë shitur për 156 mijë e 250 dollarë, ka njoftuar shtëpia e ankandeve “Julien's”. Këto partitura janë të veçanta edhe për shkak të nënshkrimeve të disa yjeve njashtu sikurse edhe mesazhe personale për Rogersin.

I lindur në vitin 1938 në Houston të Teksasit, hitet e Rogersit përfshijnë edhe këngët “Islands In The Stream”, “The Gambler”, dhe “Lucille”. Rogers është fitues i shumëfishtë i çmimeve “Grammy”. Vdiq në vitin 2020.