Prishtinë, 5 tetor – Me mesazhin që libri të lexohet sa më shumë dhe çdokush të ketë qasje, u hap edicioni i parë i Panairit Vjeshtor të Librit, organizuar nga Kolegji AAB. Rreth 50 tavolina tashmë kanë zënë vend në korridorin e objektit të këtij kolegji, për ngjarjen e librit, e cila do të vazhdojë deri të dielën.
Me qëllim që libri t’u ofrohet studentëve, por edhe të gjithë atyre që duan të lexojnë, në kuadër të këtij aktiviteti do të zënë vend edhe ngjarje të tjera që kanë të bëjnë pikërisht me librin. Qysh në ditën e parë, të enjten, u përurua libri “Takimi në Junik –Takimi i parë publik diplomatik ShBA-UÇK”, i autorit Hajdin Abazi, apo Lum Haxhiut, siç njihet ai. Ky libër sjell informacione dhe kujtime të Abazit mbi atë se si erdhi deri tek takimi i ambasadorit amerikan Richard Holbrooke me skuadrën e tij për marrëdhënie me publikun të Shtabit të Nënzonës Operative të UÇK-s për Junik në qershorin e vitit 1998.
Ky promovim i librit qe ngjarja e parë e ditës së Panairit Vjeshtor të Librit. Me rastin e hapjes së tij, rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, ka thënë se ky është një panair i një universiteti me 17 mijë studentë.
Panairi Vjeshtor i Librit ka bashkuar rreth 50 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Panairi Vjeshtor i Librit me ofertën e 50 botuesve
-
Hapet panairi vjeshtor i librit, Botimet KOHA prezanton më shumë se 100 tituj
-
Sot hapet ‘Panairi Vjeshtor i Librit’, synon lexuesit e rinj
-
Panairi i Librit hapet me mesazhe për më shumë lexim
-
Libri s’njeh kufij deri te lexuesi, panaire në qendër tregtare e Akademi