Panairi vjeshtor i librit ua jep edhe një mundësi adhuruesve të leximit të përzgjedhin mes titujve të shumtë, të ekspozuar në ambientet e kolegjit “AAB”.
Rreth 50 shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia janë pjesë e këtij panairi. Prodekani i Kolegjit AAB, Zija Rexhepi, thotë se një prej qëllimeve kryesore të kësaj ngjarjeje është mbledhja në një vend e botuesve më seriozë të librit, jo vetëm në gjuhën shqipe.
Në mesin e shtëpive botuese është edhe Botimet “KOHA”, e cila në këtë panair vjen me më shumë se 100 tituj.
Panairi Vjeshtor i Librit në kolegjin “AAB” do të jetë i hapur deri të dielën më 7 tetor në orën 18:00.