Në Prishtinë, nga 4 deri më 7 tetor, do të mbahet Panairi Vjeshtor i Librit AAB, i organizuar nga Kolegji AAB.
Në këtë panair, përveç pjesëmarrjes së shumë shtëpive botuese, të pranishëm do të jenë edhe tituj të shumtë të shtëpisë botuese “Botimet KOHA”.
Panairi Vjeshtor i Librit AAB 2018, që do të mbahet nga data 04 deri më 07 tetor 2018, në ambientet e Kolegjit AAB, ka për qëllim të mbledhë botuesit më të mirë dhe më seriozë të librit jo vetëm në gjuhën shqipe.
Pjesë e pandashme e Panairit Vjeshtor të Librit do të jenë edhe ngjarjet kulturore që do të organizohen gjatë kohës sa do të mbahet panairi, si promovime librash, punëtori, orë letrare e takime me shkrimtarë.
Artikuj të ngjashëm