“Ra ky mort e pamë” ngërthen rrethanat e jashtëzakonshme të takimit të shqiptarëve të sapoçliruar të Kosovës me ata të Shqipërisë në pranverën e vitit ‘99. Gjashtë muaj më vonë, shkrimtari Ismail Kadare mori udhë drejt Kosovës që ta promovonte në edicionin e parë të Panairit të Prishtinës librin e titulluar me proverbin e lashtë shqiptar. Në nëntorin e parë të lirisë, Kadareja po ua nënshkruante librin lexuesve, kryesisht të rinj, në Pallatin e Rinisë në Kosovën e çliruar.
Libri ndahet në tri pjesë; Ditari i Kadaresë për ngjarjet në Kosovë, artikuj të ndryshëm botuar në gazetat dhe botimet ndërkombëtare, si dhe letrat që Kadare ua kishte dërguar krerëve të SHBA-së, Francës dhe ish-Çekosllovakisë për ngjarjet tronditëse në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Shkrimtares Ilire Zajmi, e cila atëkohë punonte si gazetare e deskut informativ në Televizionin Publik, i dukej si një përrallë e bukur organizimi i panairit në kohën kur Kosova po mundohej ta rimerrte veten.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Kadare – pasaportë e Shqipërisë, zë i shenjtë për Kosovën
-
Universiteti i Tiranës përjetëson emrin e Ismail Kadaresë edhe në Bibliotekë
-
Lufta e Kadaresë mes realizmit dhe impresionizmit
-
Panairi – kontrasti midis adhurimit të librit dhe festës që venitet
-
Panairi i Librit – thirrja e përvitshme për lexim dhe refreni për kushte