Në ditën e dytë të Seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare është ligjëruar rreth temës “Konversioni dhe koncepti i temës fjalëformuese”, me ç’rast është theksuar se folësit e gjuhës nuk është e domosdoshme të dinë se cilën pjesë të ligjëratës kanë përdorur.
Këtë e ka shpjeguar drejtori i këtij seminari, Rrahman Paçarizi, njëherësh profesor universitar, i cili ka thënë se nga 100 kandidatë për t’u regjistruar në katedrën e Gjuhës Shqipe, më pak se 30 për qind prej tyre nuk arrijnë të identifikojnë pjesët e ligjëratës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE sipas tij, kjo nuk paraqet problem, pasi që siç thotë ai, kandidatët mund të shkruajnë ese ku aplikohen mënyra të ndryshme fjalëformimi, mbështetur mbi paradigma.
“Qëllimi parësor i folësve është nevoja komunikuese e jo gramatika e cila shërben për tu komunikuar më lehtë, nuk është qëllim gramatika por kuptimi. Nga një vëzhgim me kandidatë për tu regjistruar në degën e Gjuhës Shqipe del që më pak se 30% e kandidatëve nga 97 gjithsej kanë arritur të identifikojnë pjesët e ligjëratës, ata kuptojnë kur flet me ta, ata të kuptojnë dhe dinë me ta kthyer, dinë me përdorë gjuhën por nuk e dinë se çfarë pjesë të ligjëratës kanë përdorë, dhe jo patjetër duhet me ditë, mjafton të kuptojë tjetri”, ka thënë ai, raporton KP.
Profesori Paçarizi ka përmendur edhe momentalitetin e temës si dhe është ndalur tek formimi i fjalëve të reja. Sipas tij, formimi i fjalëve të reja pa ndryshim të formës është një proces i ndryshëm, por i barabartë me mënyrat e fjalëformimit që shprehen me markerë morfologjikë.
“Pse formohet fjala e re, nga nevoja për shënjues të rinj dhe sipas meje konvertimi morfosintaksor, ndryshimi i pjesës së ligjëratës është kolateral, dëm anësor”, tha ai.
Më tej, ai ka shtjelluar edhe konvertimin e pjesës së ligjëratës si dhe konvertimin e kuptimit.