Filmi kosovar “Pa Vend”, nuk arriti ta fitojë “Palmën e Artë” në Festivalin e Cannes. Ai bëri historinë si filmi i parë i Kosovës që futet në garën zyrtare të Festivalit të Filmit në Cannes. Në këtë kategori çmimin e mori “All Crows in the World”, i regjisorit Tang Yi.
Me gjithë kritikat pozitive që kishte marrë nga njohës të filmit, filmi 15-minutësh nën regjinë e Samir Karahodës, “Pa Vend” nuk ka marrë vlerësimet e mjaftueshme të jurisë gjashtëanëtarëshe të përbërë nga Kaouther Ben Hania, regjisore dhe shkrimtare (Tunizi); Tuva Novotny, regjisore, shkrimtare dhe aktore (Suedi); Alice Winocour, regjisore e shkrimtare (Francë); Sameh Alaa, regjisor, producent e shkrimtar (Egjipt); Carlos Muguiro, regjisor (Spanjë) si dhe Nicolas Pariser, regjisor e skenarist (Francë).
"Pa Vend", nën regjinë e Samir Karahodës u dha premierë botërore të enjten në prestigjiozin "Théâtre Claude Debussy”.
Filmi që ia kishte dalë të përzgjidhej në mesin e 3500 aplikimeve nga mbarë bota, sipas sinopsisit të afishuar në faqen e festivalit prestigjioz paraqet dramën që zë vend në Kosovën e pasluftës, “ku të shtyrë nga ambicia për të mbajtur gjallë sportin e tyre të zemrës, dy lojtarë lokalë enden nga një vend në tjetrin duke mbartur me vete të vetmen pasuri të klubit: tavolinat e tyre”.
-
“Pa vend” s’ka të ndalur: garon në “Sundance”, pret “Oscarin” evropian
-
“Pa Vend” përzgjidhet në “Sundance”
-
“Pa vend” me çmim në Toronto mban ritmin e sukseseve, niset drejt “Oscarit”
-
Festivali i Cannes kandidon filmin “Pa Vend” për “Oscar” evropian
-
Historia e “Pa Vend” vazhdon, derë e re për regjisorët vendorë