Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Pa lejen e Zotit

Foto: Alban Bujari

1.Në Ishullin e marrëzirave, të famës së rrejshme, shtrihet vendlindja e Bjeshkëve të Nemuna. Aty rrufeja vret edhe pa lejen e Zotit. Në krahun e ëndrrave mashtruese, duke pritur më shumë se dy mijë vjet, pse moj të besoj?! Ekziston dhuntia e besimit. Legjenda e Bjeshkëve të Nemuna është legjenda më e lashtë. Brenda asaj legjende ka një magji dhe një të vërtetë, shkruan sot Koha Ditore.

Ndoshta është vetë natyra. Gjatë rrotullimit të tokës, jeta është valë uji mbi det. Shpresoj se fillimi na pëlqen. Edhe kur jemi në qejf vazhdon qetësia.

Pritja është diçka tjetër. Duke pikturuar natyrën, të mos harrojmë ku ishim.

Të zbulojmë se ku po shkojmë. Ku të kthehemi. Ku të ikim. Këtë kërkesë shpirtërore e dija, por nuk i besoja. Më mirë të mendoj diçka tjetër. Nga goja ime nuk duhet të dalë kjo faqe e zezë.

2. Lindja ime është diçka më shumë se një frymëmarrje. Me të kaluarën që nuk harrohet, çka të kërkoj kur asgjë nuk ka më vlerë. Lindja ime ka qenë lindje nga gryka e pushkës. Pas Luftës së Parë, pas Luftës së Fundit. Nga Plava e gjysh pas gjyshit shkuam në Shkodër. Nga Shkodra në Tropojë. Nga Tropoja e nanës në Kukës. Nga Kukësi ku unë kam lindur, im atë, për ta hapur shkollën shqipe shkuam prapë në Plavë. Nga Plava, me nënën shkuam në katundin e tezës Razë, në Babaj të Bokës. Nga Babajt e Bokës në Gjakovë. / Rexhep Ferri...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)