Prishtinë, 2 nëntor - “Vallet polvetsiane”- kulmi i aktit të dytë të operës “Princi Igor”- hapi koncertin e Filarmonisë së Kosovës. Derisa në operën e kompozuar nga Alexander Borodin në këtë akt princi Igor dhe djali i tij Vladimiri mbahen të burgosur nga lideri polvestian Khan Konchak, i cili i argëton me i fton skllevërit që të vallëzojnë për ta, për publikun kosovar erdhi si një paralajmërim për pjesën e dytë të koncertit.
Energjia, ritmi e vallëzimi për fillim i lanë hapësirë qetësisë. Megjithatë, kjo vepër ka elemente tradicionale të muzikës ruse dhe si e tillë ka gëzuar famë si e vetme, jashtë operës, duke u luajtur nga orkestra në ndryshme, ashtu siç u interpretua edhe në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPianistja turke Yeshim Gokalp, e cila erdhi me ftesë të festivalit të muzikës kamertale “Kosova KamerFest”, solli me mjeshtëri veprën, koha e parë e së cilës është në formë të sonatës.
Me këtë koncert, i cili erdhi nën drejtimin e dirigjentit japonez Toshio Yanagisawa, u mbyll pjesa e parë e mbrëmjes.
Gokalp u përcoll nga skena me shumë duartrokitje.
Në pjesën e dytë të mbrëmjes në “Sallën e Kuqe” orkestra zuri vend për të luajtur veprën e fundit në program.
Ky koncert mbylli natën e dhjetë të edicionit të 18-të të “Kosova KamerFest”.
“KamFestit” i ka mbetur edhe një koncert i cili do të mbahet me datën nëntë të këtij muaji, ku në skenë do të ngjiten “Trio Alba” nga Austria (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.