Kritiku i kapitalizmit, shkrimet e të cilit do ta transformonin botën, insiston në një stil jetese të rehatshme borgjeze. Por i paaftë për t’u marrë me paratë, ai vazhdimisht duhet të nxirret prej situatave, nga miku i tij industrialist.
Pikërisht themeluesi i një ideologjie që mbërrin deri tek kufijtë e religjionit, ka një djalë jolegjitim, ekzistenca e të cilit me çdo kusht duhet të mbahet sekret nga e gjithë bota. Gruaja e tij, e bija e një fisniku, përfundon e shkatërruar jo vetëm për shkak të humbjes së privilegjeve që ia ofron pozita, si pasojë e revolucionit, por për shkak të bashkëshortit të saj dorëlirë dhe të shkëputur.
Kjo mund të jetë material për një analizë fascinuese psikologjike apo një kritikë e hidhët. Ose komedi. E tillë siç është “Marx in London”.
E porositur nga Opera e Bonnit dhe bazuar në skenar nga regjisori gjerman Jürgen R. Weber, libreto e shkruar në anglisht nga Charles Hart, është realizuar me muzikë nga Jonathan Doce dhe ka pasur premierën më 9 dhjetor, duke u shoqëruar me ovacione e “bravo” nga audienca... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)