Me fluksin e mbulimit të 20-vjetorit të “Sex and the City”, që përkon edhe me vazhdimin e sezonit së fundmi - të vonuar për shkak të lansimit të “Ocean’s 8” dhe lajmin për një serial të ri në “Netflix” bazuar në Anna Delvey - e kam gjetur veten jo duke menduar se a jam Miranda apo Carrie, por më tepër se cilin rol do ta luaja në një ekip që planifikon plaçkitjen.
“Ocean’s 8” rikrijon strukturën nga trilogjia e Steven Soderbergh: Sandra Bullock portretizon Debbie Ocean, e cila është motra e Danny Ocean që u portretizua nga George Clooney, dhe e cila e hap filmin gjatë dëgjimit me kusht e del nga burgu, shkruan Koha Ditore.
Njëjtë siç ka bërë Danny: në veshje formale, me buzëqeshje të ngrohtë. Ajo shkon drejt tek Lou, ndihmësja e saj fjalëpak (roli i Brad Pitt, që këtu portretizohet nga Cate Blanchett).
Lou nuk pajtohet me planin e Debbiet që të vjedhin qaforen me diamante në “Met Gala”, por Debbie i thotë asaj se këtë mund ta bëjnë shpejt dhe pa shpenzime... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Bradley Cooper në projektin e ri filmik “Ocean’s” do të luajë përkrah Margot Robbiet
-
J.Lo ka treguar si u përgatit për skenën e saj me bikini në filmin "Office Romance"
-
“Practical Magic 2” rikthehet në ekran pas 28 vjetëve
-
Meryl Streep e gatshme ta luaj Miranda Priestlyn në “The Devil Wears Prada 3”
-
Anne Hathwayt i duket sureal suksesi që arriti gjatë këtij viti