Në publik ai njihet si politikan, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputet në Kuvendin e Kosovës.
Por jashtë skenës politike, Glauk Konjufca i ka qëndruar besnik leximeve në fushën e studimeve të tij universitare, që është filozofia.
I ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, Konjufca ka thënë se që nga viti 2007, është marrë për pesë vjet rresht në baza ditore me veprën e filozofit gjerman Georg Wilhelm Hegel, aq sa ka thënë se “e ka gati një farë obsesioni” Hegelin.
Më tutje, ai ka shtuar se pas kësaj kishte ndjerë një nevojë të brendshme për të prodhuar diçka për Hegelin, prej nga më 2012 kishte rezultuar një libër i titulluar “Huti i Minervës fluturon në muzg”.
Artikuj të ngjashëm
-
Konjufca nga Haga: Presim aktgjykim lirues
-
Rigjykimi për gazin lotsjellës në Kuvend, Konjufca deklarohet i pafajshëm
-
Andoni: Glauk Konjufca duket si një shtojcë e Kurtit
-
Konjufca: Nuk e di saktë sa i kam gjasat të bëhem kryeministër
- Glauk Konjufca, si “valvul i shkarkimit” të ngërçit politik apo si prelud i zgjedhjeve të reja?