Shkrimtari jugafrikan John Maxwell Coetzee, fitues i Çmimit Nobel për letërsi më 2003, ka uruar lexuesit e Kosovës, përmes emisionit CODEX të KTV-së.
Ai e ka bërë këtë nëpërmjet e-mailit, pasi paraprakisht, botuesja e tij në shqip Flutura Açka, i kishte dërguar atij video-linkun e rubrikës “Libri i Javës” të emisionit CODEX në Kohavision, ku autori i këtij emisioni, Durim Abdullahu, u kishte propozuar shikuesve të lexonin romanin e Coetzee, “Jeta dhe koha e Majkëll K.”.
Në e-mailen e tij, Coetzee ka shkruar:
“Të dashur, faleminderit për linkun. Ndjehem mirë të mësoj se jam lexuar në Kosovë. Urimet më të mira. John”.

Më poshtë, mund të gjeni video-linkun nga emisioni CODEX në KTV, ku ishte sugjeruar një nga romanet më të vlerësuara të Coetzee.
-
Panairi i Librit hapet me mesazhe për më shumë lexim
-
Begaj: Liria e Kosovës erdhi me luftën e UÇK-së dhe vendosmërinë e aleatëve
-
Ambasadori britanik uron që këto zgjedhje të jenë të fundit për këtë vit
-
Kowalski rrëfen shpirtin polak të muzikës në piano, sonte në “Express”
-
“Jakov Xoxa” për Gëzim Aliun që pasuron letërsinë dhe diskursin letrar