Artistja Mari Jaye Blanchard, një mike e kamotshme e festivalit ndërkombëtar të filmit të animuar “Anibar”, e ka përmbledhur temën e edicionit të sivjetmë në një poster. Një dritë nga kulmi i një ndërtesë reflekton në qiell logon e festivalit. Krijon asociacion me atë që për adhuruesit e filmave të animuar njihet si “Bat-Singal”.
Mirëpo në kulmin e ndërtesës, në vend të super-heroit “Batman”, animatorja e pavarur amerikane – e njohur për realizimin e filmave të shkurtër të animuar, të cilët janë shfaqur në festivale të ndryshme në Annecy, Melbourne dhe Berlin – sjell heronjtë e “Anibarit”. “Anibar Heroes”, e ka titulluar atë.