Kulturë

Një vështrim për jetën e Barack Obamas para Shtëpisë së Bardhë

“Rising Star”, biografia voluminoze 1 mijë e 460 faqesh për Barack Obaman, e shkruar nga David J. Garrow, është e mundimshme për t’u lexuar: një libër i fryrë, i mërzitshëm dhe - duke pasur parasysh epilogun e tepruar - i pamenduar mirë, që ka nevojë të madhe për redaktim shumë më rraskapitës sesa gjithëpërfshirës.

Shumë prej momenteve më zbuluese në këtë vëllim mund të jenë të njohura për lexuesit e autobiografisë së vetë Obamas, “Dreams from my Father”, një mori librash të tjerë për Obaman, familjen e tij dhe profilet e ish-presidentit, që ishin pasqyruar nëpër gazeta e revista gjatë viteve, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.

Garrow ka sjellë pak nga ato që janë thelbësisht risi - përveç identifikimit dhe intervistimit të një dashurie të vjetër që e kishte pasur Obama në vitet e hershme në Chicago, e cila pretendon që nga viti 1987 “ai veçse ia kishte vënë syrin të bëhej president”.

Në mungesë të një analize më të kujdesshme apo një narracioni më të fuqishëm, libri i Garrows shtrihet për ta ngarkuar lexuesin me një mori detajesh - me sa duket me shpresën e krijimit të një fotografie me pika.

Problem është që të gjitha këto të dhëna asnjëherë nuk ndërlidhen me një formë të portretizimit ndriçues: libri nuk hapet për t’u shndërruar në një lloj narracioni rezonues që ka pasur pionierë Robert A. Caron dhe Ron Chernow, tek të cilët momentet e ngjarjeve historike janë rikrijuar në mënyrë të përsosur dhe jeta e subjektit të tyre është vendosur në një kohë dhe në hapësirë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.