Disa detaje nga vëllimi i parë i kujtimeve të tij.
Botimi në gjermanisht i kujtimeve të Barack Obamës është tepër voluminoz (1000 faqe!). Vëllimi i dytë është paralajmëruar të botohet në të ardhmen, transmeton KOHA.
Në vëllimin e parë Obama flet relativisht hapur për politikanët botërorë me të cilët ka pasur punë gjatë presidencës së tij. Në vijim një prezantim i mendimeve të Obamës për Angela Merkelin, David Cameron, Nicolas Sarkozy dhe Vladimir Putin.
■ Për Angela Merkel, kancelare gjermane: «Sa më shumë që e njihja, aq më simpatike e kisha. (...) E përjetova si të besueshme, të ndershme, intelektualisht precize dhe të përzemërt në mënyrë të natyrshme». Obamës i pëlqente «mënyra stoike e saj» dhe «vetëdija e esëllt-analitike».
■ Për David Cameron, kryeministër britanik: Obama e përshkruan atë si person deri diku simpatik, por burrë jo aq i thellë, i cili «nuk i kishte përjetuar tamam hallet e jetës».
■ Për Nicolas Sarkozy, president i Francës: «Personifikim i shpërthimeve emocionale dhe retorikës së tepërt», një president që përherë dëshironte të ishte në qendër të vëmendjes dhe të «korrte meritat për çdo gjë që ia vlente të korrë merita».
■ Për Vladimir Putinin, president i Rusisë: Obama nuk e fsheh aversionin kundër liderit rus. E përshkruan si njeri me «shtat të mundësit», me «sy të ndritur, vigjilent», i cili është i bindur se Rusia është trajtuar keq nga historia dhe këtë synon ta korrigjojë me çdo mjet. Një këshilltari Obama i thotë për Putinin: presidenti rus më kujton krerët e korruptuar të partive në SHBA rreth vitit 1990: «tipa të vrazhdë, të shkathtë dhe gjakftohtë, të cilët e shohin patronazhin, ryshfetin, shantazhin, mashtrimin dhe dhunën e herëpashershme si metoda legjitime».
■ Obama shkruan edhe për politikanët amerikanë. Për Donald Trumpin thotë: «E kisha vështirë ta marrë seriozisht». Në sytë e Obamës Trump është një person «pa substancë» dhe «i dyshimtë».
■ Për Joe Binden: «Një njeri me zemër. (...) Serioz, i ndershëm dhe lojal».