Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Një tjetër histori për “Let it Be”

“Apple Corps Ltd” dhe “WingNut Films Ltd” kanë bërë të ditur se do të nxjerrin një film të ri të bazuar në 55 orë xhirime të papara të “The Beatles” në studio në fillim të vitit 1969.

Projekti i ri, një bashkëpunim shtëpish filmike që ende nuk e kanë titulluar, do të jetë nën regjinë e regjisorit të shpërblyer me “Oscar”, Sir Peter Jackson. Produksioni po vazhdon punën, por ende nuk dihet se kur do të jepet premiera. Filmi po nxirret në bashkëpunim të plotë me sir Paul McCartneyn, sir Ringo Starrin, Yoko Onon Lennonin dhe Olivia Harrisonin, shkruan sot Koha Ditore.

55 orë xhirime përfshijnë anëtarët e “The Beatles” në studio ndërmjet 2 dhe 31 janarit 1969, gjatë seancave që prodhuan albumin që fitoi “Grammyn”, “Let It Be”, që do të dilte në majin e vitit 1970. Xhirimet ishin menduar atëherë të përdoreshin për një emetim special televiziv, por performancat e drejtpërdrejta historike në pullaz të “The Beatles” do të përfundonin në zyrën londineze të “Apple” në “Savile Row”. Njoftimi për filmin e ri vjen me rastin e pesëdhjetëvjetorit të ngjarjes së paharrueshme të 30 janarit 1969.

“55 orët e xhirimeve të papara më parë dhe 140 orët e audios që na janë ofruar, sigurojnë se ky film do të jetë përvojë e hatashme që adhuruesit e ‘Beatles’ kanë ëndërruar kaherë – është si puna e një makinerie transporti që na kthen në vitin 1969, dhe ne ulemi në studio duke parë derisa këta katër miq bëjnë përsëri muzikë bashkë”, ka thënë Peter Jackson. 

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)