Më 1040 të erës së re, trupa të përbëra prej shqiptarëve ishin rebeluar kundër një komandanti ushtarak të Perandorisë Bizantine në jug të Italisë dhe i ishin bashkuar një kryengritjeje që planifikonte rrëzimin e perandorit të Kostandinopojë, më 1043.
Me informatën që e kishte siguruar gjatë viteve 1080 prej historianit bizantin, Michael Attaliates, që kishte mbajtur shënime për të gjitha ngjarjet që ndodhën sa ishte gjallë e që dukeshin të rëndësishme për të, një popull kishte hyrë në anale të historisë, një popull që – sipas mendimit tradicional – kishte jetuar për shekuj me radhë në errësirë, përtej vëmendjes historike, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëta shqiptarë, mendohej atëherë, tani po zëvendësonin ilirët antikë në tokën shqiptare, që ishin zhdukur nga faqja e dheut në fund të nënshtrimit të tyre nën Romën më 168 para erës së re. Për këtë nuk kishte asnjë fije dyshimi – ata kishin mbijetuar gjatë tetëqind vjetëve të sundimit romak dhe pastaj gjatë pushtimeve të mëdha sllave të shekullit të shtatë, pa humbur autonominë e tyre si popull me gjuhë të veten, në kohën kur popujt e tjerë barbarë të lashtësisë ishin zhdukur nga harta e Evropës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.