Studimi historik "Arbërit e Jonit" do të promovohet sonte prej orës 20:00 në Muzeun e Kosovës.
Në një mbrëmje joformale, lexusit do të kenë rastin t'i parashtrojnë pyetje autorit të këtij studimi, medievistit Pëllumb Xhufi.
Ai do të jetë i pranishëm në Muzeun e Kosovës, për të folur mbi librin e tij të fundit, i vlerësuar edhe me çmimin "Çabej". "Arbërit e Jonit" është një studim kapital me rreth 1400 faqe për historinë e trevave jugore shqiptare gjatë fundit të mesjetës. Ky libër është i fokusuar mbi krahinat e Vlorës, Delvinës dhe të Janinës gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII dhe po mbahet si një kryevepër historiografike në albanologji.
Artikuj të ngjashëm
-
Pellumb Xhufi sjell “Arbërit e Jonit” në 1440 faqe
-
“Java e Albanologjisë” – dëshmi për veçantitë e kulturës shqiptare
-
“Java e Albanologjisë” bashkon në Prishtinë gati 100 studiues
-
“Dardanët” e “Shkupi, vetë historia e Kosovës” pasurojnë historiografinë
-
“Historia e shqiptarëve”, projekti që synon korrigjimin e tezave të vjetra