“Kafkeske” është klishe e ndërlidhur me letërsinë e despotizmit burokratik apo çdo anë të errët të psikikës, por për romanin e Ismail Kadaresë “A Girl in Exile: Requiem for Linda B” (Një vajzë në ekzil: rekuiem për Linda B), një klishe e tillë nuk bën punë.
Kjo kryevepër e shkruar nga romancieri më i shquar i Shqipërisë është vënë mbi horrorin e vërtetë: diktaturën staliniste të Shqipërisë, e cila rrëmbeu qytetarinë nga vitit 1945 deri më 1991, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËndrra e butë drithëruese e Kadaresë, është një portretizim i çmendurisë: çmendurisë së shtetit stalinist dhe çmendurisë së burrave dhe grave nën rrezikun e skenarëve të shtetit.
Në paraqitjen që i bën ferrit totalitar dhe një konformiteti të tmerruar, Kadare nuk është pasardhës i Kafkës, por i Victor Serges dhe Eugène Ionesco, dy dëshmitarë – influenca absurde e të cilëve ka shpërthyer në këtë libër. Vetë ngjarja shpalos mjaftueshëm.
Në fund të shekullit të kaluar, dramaturgu Rudian Stefa, thirret nga Komiteti i Partisë. Një grua të re të cilën nuk e njeh, e quajtur Linda B., është gjetur e vdekur pasi ka bërë vetëvrasje me një kopje të gdhendur të librit më të ri të Rudianit.
Për shkak se Linda dhe familja e saj ishin anëtarë të ish-borgjezisë, vdekja e saj duhet hetuar patjetër. Kjo vdekje shkakton paranojë të ashpër dhe dyshime konspirative të komitetit politikëbërës: konsiderohet madje se edhe vetëshkatërrimi i vajzës - me gjasë një lëndim shpirtëror - është kërcënim ndaj liderit...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).