Për të parën herë në 18 vjetët e pasluftës, shitësve ambulantë të librit në Prishtinë pritet t’u bëhet zgjidhje. Të hënën - kur festa për Ditën Botërore të Librit ka vazhduar në kryeqytet - tri kioska janë vendosur në afërsi të shtatores së Zahir Pajazitit.
Të ndërtuara me kombinim materialesh siç është çeliku, druri e xhami, secila prej tyre është 3 metra katrorë, shkruan sot “Koha Ditore”. Sipas paralajmërimit, edhe pesë të tilla do të shpërndahen nëpër sheshin “Zahir Pajaziti” dhe në “Nënë Tereza”.
Kjo do t’u japë fund premtimeve e disa afateve që u janë dhënë librashitësve viteve të fundit. Në janar të këtij viti, kur librarët ambulantë kishin ndërprerë punën për shkak të motit të ftohtë, Komuna e Prishtinës e kishte dhënë afat pranverën për konkretizimin e projektit “Këndet e librit”. Kompania fituese për ndërtimin e kioskave është “Arc Project” nga Gjakova.
Me tenderin e shpallur në nëntor të vitit të kaluar, në bashkëpunim me DEMOS-in zviceran, ishte përzgjedhur kompania që ka ndërtuar kioskat. “Studio 11” në maj të vitit të kaluar doli fituese për hartimin e projektit që u pagua me 1 mijë e 200 euro. Ani pse ishte paralajmëruar hapja e konkursit për sistemimin e librarëve, të hënën, zyrtarë të Komunës së Prishtinës nuk e kanë specifikuar sesi do të bëhet kjo gjë.
“Deri në përfundim të projektit Komuna do t’i sistemojë librashitësit duke u dhënë përparësi shitësve aktualë”, ka thënë Habib Qorri, udhëheqës i sektorit për shërbime publike në Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Librashitësve në kryeqytet u dorëzohen kioskat e vendosura në shesh
-
Librashitësit ambulantë në kryeqytet dy muaj në pritje të konkursit për kioskat
-
Vazhdojnë telashet mes autoriteteve komunale dhe shitësve të librit në kryeqytet
-
Përurohet kiosku turistik në sheshin “Zahir Pajaziti”
-
Librashitësit e shtëpitë botuese në garë për tetë kioska në kryeqytet