Ka nisur ceremonia e ndarjes së çmimeve në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Cannes. Kosova është në garë me filmin “Rrugës” të Samir Karahodës.
Ekipi i filmit ndodhet në Pallatin e Festivalit në revierën franceze duke pritur vlerësimin e jurisë. “Rrugës” është në konkurrencë për “Palmën e Artë” bashkë me 10 projekte të tjera kinematografike në kategorinë e filmave të shkurtër.
Festivali i Cannes që sivjet shënoi edicionin e 77, konsiderohet njëra prej ngjarjeve më të shquara të kinematografisë në botë.
Artikuj të ngjashëm
-
Premiera historike e “Rrugës” në Cannes, Kosova pret “Palmën e Artë”
-
“Rrugës” rikthehet në Francë si konkurrent në festivalin prestigjioz
-
Karahoda: “Rrugës” në tri festivale të mëdha, filmi i gjatë është sfida e re
-
Kosova në Cannes prezantohet si potencial i filmit, fuqizohet me “Rrugës”
-
“Rrugës” nga Kosova niset drejt Cannes, ku zbarkon bota e filmit