Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Nine Lives” për spiunin e MI6 brenda Al-Qaedas

Kur regjimi taliban kolapsoi në Afganistan në nëntorin e vitit 2001, gazetarët të cilët kanë qenë duke pritur nëpër pjesë të ndryshme të vendit, larg autoritetit islamik të regjimit, apo në Pakistan, shkuan nëpër kampet e nëpër shkretëtira të bombarduara të ngritura nga Al-Qaeda pas sulmeve të 11 shtatorit.

Isha në qytetin lindor të Jalalabad derisa forcat opozitare ishin ende në skenë me mbetjet e Al-Qaedas në mbrëmjen e rënies së qytetit. Pas natës në një hotel që ishte hapur, udhëtova disa kilometra rrugës për në Kabul.

Pas disa raportimeve gjatë udhëtimit në Afganistanin nën talibanët kisha dëgjuar për një kamp të trajnimit afër rezervuarit të quajtur Darunta, një kilometër larg rrugës kryesore. Nuk qe e vështirë për ta gjetur: një kompleks i kasolleve prej balte dhe barakave.

Darunta luan rol kyç në storien e jashtëzakonshme të rrëfyer në “Nine Lives”. Është e rrallë që shërbimet sekrete perëndimore të vendosin një agjent brenda një organizate siç ishte Al-Qaeda. Është edhe më e rrallë që identiteti i atij agjenti të bëhet i ditur. Është e paprecedentë që një individ i tillë të publikojë një memoar të detajuar me aktivitete që përmbledhin më shumë se një dekadë në pothuajse nivelin më të lartë të mundshëm të militantizmit islamik... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm