Libri dokumentues i ndodhive në Prizren gjatë fundshekullit të kaluar dhe në fillim të mileniumit, i titulluar “Ngjarjet e lavdisë”, nga autori Qazim Morina, është promovuar në qytetin e vjetër. Në këtë vepër publicisti Morina ka përmbledhur disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të viteve ‘90, pastaj të periudhës së luftës, si dhe të ditëve të pasçlirimit, që tek lexuesi vijnë si një kronikë për zhvillimet e atëhershme. Në ceremoninë e përurimit të librit është theksuar se kjo përmbledhje do të jetë burim informimi për gjeneratat e reja.
Recensenti i këtij libri, profesor Bedri Muhadri, ka vlerësuar se kjo vepër, që i takon zhanrit të publicistikës dokumentare, jep kontribut të rëndësishëm në dokumentimin e ngjarjeve historike, si në funksionalizmin e shoqërisë në kohën e okupimit, për luftën çlirimtare e heronjtë e lavdishëm, e deri tek formimi i institucioneve vendore në kohën e pasluftës. Nga audienca ka kërkuar që të çmohet kuraja e autorit për këtë krijimtari.
këto vështrime të autorit, të cilat japin kujtesën historike për qytetin e Prizrenit nga vitet ’90 të shekullit të kaluar deri në çlirimin e vendit dhe formimin e institucioneve të para shtetërore të pasçlirimit, që janë sa të lavdishme e krenare aq edhe edukuese për kohët që do të përcjellin gjeneratë pas gjenerate qytetin e Prizrenit”, ka thënë Muhadri.
Ndërsa kryetari i parë i pasluftës në Prizren, Kadri Kryeziu, ka pohuar se “Ngjarjet e lavdisë” në Prizren janë përshkruar me precizitet nga autori Morina.
“Një njeri i cili ka shikuar vetëm interesin publik, interesin kombëtar, mes tjerave edhe këtë libër që e pashë i ka përmbledhur, ishte një kombinim, njëfarë libri si ylberi me ngjyra, me luftëtarë, pastaj me ideologë, me njerëz që kanë mbrojtur liritë dhe të drejtat e njeriut, me të partive politike që kanë pasur karakter kombëtar, domethënë i ka përfshirë të gjitha shumë shkurt, në mënyrë precize...”, ka thënë Morina.
i sapozgjedhur i kësaj komune, Shaqir Totaj, ka vlerësuar angazhimin e autorit për të sjellë te lexuesit një përmbledhje të duhur të ngjarjeve historike, duke dëshmuar me këtë rast disiplinë në përcjelljen e tyre ashtu edhe në ruajtjen e materialeve relevante si një vrojtues i kujdesshëm.
përmbajtjes, përveç temave që i trajton, e ka rëndësinë e vet se është një përmbledhje shumë e mirë për një gjeneratë të re, që ndoshta nuk ka pasur mundësi e ndoshta nuk ka qenë as e lindur dhe nuk ka qenë pjesëtare e atyre ngjarjeve dhe kanë një burim ku mund të lexojnë dhe të pajisen me informacione. Përndryshe kanë qenë ngjarje sa të lavdishme aq edhe të vështira për t’i përjetuar”, ka thënë Totaj.
“Ngjarjet e lavdisë” është libri i parë i autorit Qazim Morina.