Fjala Kuvend e ka zanafillën nga mbledhjet e burrave të një krahine, fshati a fisi, që shqyrtonin e zgjidhnin çështjet më të rëndësishme politike e shoqërore të zonës së tyre.
Sipas të drejtës kanunore, kishin natyrën e një organizimi vetëqeverisës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKuvendet shqyrtonin probleme të karakterit gjyqësor e administrativ me rëndësi të përgjithshme dhe i vendosnin sipas parimeve të Kanuneve lokale.
Kuvendet mblidheshin zakonisht në vende të paracaktuara: pjesëtarët e tyre rreshtoheshin në gjysmërreth duke qenë krerët dhe pleqtë më vete dhe banorët e tjerë më vete.
Vendimin përgjithësisht e jepnin krerët dhe pleqtë, ndërsa vegjëlia dhe stërpleqtë kishin të drejtën të pranonin ose jo.
Të gjithë anëtarët e kuvendeve ishin të armatosur.
Gratë nuk merrnin pjesë/Dita.