Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“New Born” bën bashkë 10 ansamble tradicionale në Prishtinë

Sheshi i kryeqytetit do të marrë pamje të re nga data 8 deri 14 gusht. Janë ansamble folklorike të 10 shteteve që do të shpërfaqin traditën e tyre të vallëzimi. Kultura të ndryshme do të kryqëzohen në Festivalin ndërkombëtar të vallëzimit, “New Born”. Në edicionin e tij të dytë, Festivali synon që të vazhdojë synimet që kishte edhe vjet, kur edhe u themelua: promovimin e kulturave të ndryshme tradicionale. Janë ansamblet nga Mali i Zi, Polonia. Qipro, Republika e Guinmesë e të tjera, do të jenë të pranishme në ngjarjen që bashkorganizohet me ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”.

Për rëndësinë e këtij festivali dhe rreth organizimit, koordinatori Besnik Grajçevci, njëherësh solist i “Shotës”, ka thënë se bëhet fjalë për një edicion më të veçantë. Ka treguar se Festivali karakter garues dhe që edhe sivjet është përkrahur nga Komuna e Prishtinës dhe po ashtu, nga institucionet qendrore.
“Ky event është i rëndësishëm për arsye se në këtë edicion është në bashkorganizim edhe me ansamblin ‘Shota’ dhe ‘FIDAF Kosova’. Do të marrin pjesë gjithsej 10 grupe nga shtetet e ndryshme ku preken 5 kontinente të botës”, ka thënë Grajçevci.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ceremonia e hapjes së Festivalit “New Born” do të mbahet të mërkurën dhe do të fillojë me paradën e përbashkët, ku do të marrin pjesë 350 artistë ndërkombëtarë.

“Agjenda që kemi do të fillojë nga data 9 gusht me ceremoninë e hapjes ku nga ora 18:00 ansamblet duke vallëzuar, duke kënduar do të nisen drejt bulevardit ‘George Bush’, ku në atë skenë do të bëhet hapja ceremoniale e festivalit”, ka treguar Grajçenci. Ka thënë se pastaj më datën 10 do të jetë një ekskursion vizitash e krejt ansambleve mysafire nëpër vende të ndryshme të Kosovës për të parë më shumë nga kultura e tradita e vendit nikoqir.

“Datat 11, 12 ,13 janë netët e garës ose sfidës në mes të grupeve që do të konkurrojnë për premitë kryesore: vendin e parë, vendin e dytë dhe vendin e tretë ku do të performojnë dhe të vlerësohen nga juria profesionale 7-të anëtarëshe, prej tyre 5 janë ndërkombëtarë dhe dy nga Kosova”, ka thënë Grajcevci.

Fetsivali “New Born” sipas përshkrimit që i bëhet nga organizatorët, do të ketë një shtrirje shumë të madhe në spektrin mediatik, meqë është një iniciativë kulturore që ka arritur të zërë vend në festivalet tradicionale të rëndësisë së veçantë kulturore dhe shtetërore. “Festivali sjell bashkëpunime ndërkombëtare kulturore që përfaqësojnë kulturën dhe sigurinë e vendit tonë dhe radhitin Kosovën në listën e atyre shteteve që organizojnë festivale ndërkombëtare me rëndësi dhe përmasa të mëdha” është përshkrimi që i bëhet Festivalit.