Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Nesërmbrëma në skenën e vogël të TKK-së shfaqet ‘Sodomdesadtopia’

Një dramë që trajton një patologji psikologjike siç është sadizmi, përmes një personazhi i cili gjithashtu duke pasur pushtetin mbi vete abuzon në forma të ndryshme me të gjithë të tjerët nën pushtetin e tij. Fakti që një burrë sadist e me pushtet si ky, pranohet nga të tjerët si i tillë, rritë imagjinatën dhe vetëbesimin e tij për të qenë ekstremisht brutal, e në këtë mënyrë duke ushtruar dhunë ndaj të tjerëve, duke keqtrajtuar e abuzuar arrin vetëkënaqësinë. ‘Sodomdesadtopia’, është drama e autores Dhurata Hoti, e cila nesërmbrëma do të jetësohet nga regjisorja Kreshnike Osmani, në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Në lidhje me punën që është bërë për rreth 17 ditëve të provave, për KultPlus, foli regjisorja Kreshnike Osmani, e cila gjithçka nisi të tregojë fillimisht rreth tekstit të shfaqjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Shfaqja si e tillë ngërthen në vete çështje aktuale me ç'rast shpeshherë abuzohet me popullin në forma të ndryshme nga të pushtetshmit. Përkundër kësaj, duke qenë se nuk ndërmerren masa të mjaftueshme nga ana e popullit për t'u çliruar nga këto tortura, rrjedhimisht nënkupton nënshtrimin dhe të pajtuarit me mjerimin”, sqaroi sinopsisin regjisorja, duke vazhduar tutje të flas edhe për aktorët dhe për sfidat që ka kaluara për inskenimin e këtij teksti.

Në kastën e aktorëve të ‘Sodomdesadtopia’, bëjnë pjesë: Vedat Haxhiislami, Albulena Bardhi, Besart Zeneli, Adelina Xharrahu dhe Mehmet Preteni.

“Momentin e parë që kam lexuar tekstin aty i kemi bërë në mendje përzgjedhjen e aktorëve”, tha Kreshnikja, e cila tregoi që drama që ka inskenuar kërkon një skenë më të madhe, kastë aktorësh më të madhe e skenografi më të pasur.

“Prandaj, sfida për ta përshtatur këtë lloj drame në skenën e vogël teatrale në kushte e kohë mjaft të kufizuara, nuk ishte e lehtë. Duke qenë se skena e teatrit të cilën kemi pasur në dispozicion për rreth 17 ditëve, në po të njëjtën periudhë e njëjta skenë ka qenë e ngarkuar me prova të shfaqjeve tjera të kolegëve, prandaj nuk kemi pasur mundësi të shfrytëzojmë ditë të plota siç kemi parashikuar. Mirëpo, jemi përpjekur të koordinohemi me grupin tjetër të kolegëve që ta ndajmë dhe menaxhojmë kohën përgjatë këtyre ditëve”, u shpreh ajo, e cila tha se duke e pas parasysh këtë sfidë, konsideron që në kohë minimale, me punë intensive, kanë arritur rezultate mjaft të mira.

Bashkëpunimi i Kreshnike Osmanit me Teatrin Kombëtar të Kosovës, për këtë projekt ka filluar përmes konkursit, për mundësin e promovimit të artistëve të rinj në skenën e vogël. Ajo krejt për fund, uroj që ky projekt të mirëpritet nga publiku, të premten e 23 qershorit, me fillim nga ora 21:00.

“I gjithë procesi ka shkuar mirë që nga aplikimi, seleksionimi dhe finalizimi i këtij projekti. Falënderoj për përkrahjen dhe bashkëpunimin Teatrin Kombëtar dhe gjithë ekipin. Uroj dhe shpresoj që ky projekt të mirëpritet nga publiku”, përfundoi regjisorja e shfaqjes ‘Sodomdesadtopia’, premiera e së cilës vjen nesër.