Nesër do të fillojë një fushatë në rrjetet sociale në kuadër të grevës së paralajmëruar nga ana e aktorëve të trupës rezidente të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Këtë lajm e ka konfirmuar për emisionin “Express” të KTV-së aktorja Gresa Pallaska.
“Ne po e quajmë fushatë ku çdo ditë do ta paralajmërojmë ministrin edhe sa ditë ka kohë. Çdo ditë do të ketë thirrje për t’i kujtuar ministrisë që të premten bllokohet repertori nëse nuk do të ndërmerren hapa konkret. Të premten do të mbahet një konferencë për media me ç’rast do të paralajmërohet bllokimi i tërësishëm i repertorit të TKK”-së, ka thënë Pallaska për emisionin tonë.
Kjo fushatë paralajmëruese në rrjete sociale do të ketë sloganin, “#veçpojukqyrim #ngrevë #meaktoret”.
-
Aktorët e TKK-së me fushatë për grevë në rrjete sociale – #veçpojukqyrim #ngrevë #meaktoret #5
-
Teatri 100 ditë në grevë, akuza për kërcënime e nënshtrim nga Ministria
-
Aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës s’e përjashton hyrjen në grevë urie
-
Teatri 100 ditë në grevë, akuza për kërcënime e nënshtrim nga Ministria
-
Grevistët në pushim edhe me aksione, Teatri synon program vjetor