Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Nëpër Film” për bashkëpunimin Kosovë – Shqipëri

Emisioni i cili i dedikohet filmit në vend dhe botë, “Nëpër film”, kthehet me edicionin e ri këtë javë me ç’rast ju sjell një intervistë të realizuar me Lum Çitakun, zyrtar për informim në Qendrën Kinematografike të Kosovës.

Me të do të diskutohet për nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim filmik midis Kosovës dhe Shqipërisë. Sa i përket kinematografisë botërore, këtë javë kanë dominuar lajmet për shtyrjen e datave të lansimit të disa filmave me buxhet të lartë, dhe paralajmërimin për mbylljen e më shumë se 700 kinemave në Amerikë dhe Britani të Madhe.

Nuk mungojnë as lajmet për lansime të reja si filmat “Free Guy” dhe “The 355”.

Për këto dhe shumëçka tjetër “Nëpër film”, të dielën, prej orës 21:20, në KTV.