Dilemat e rrëfimet shokuese janë pjesë e jetës së këtij personazhi.
Kishte arritur t’u bënte ballë persekutimeve të nazistëve, komunistëve dhe racisteve, por në demokraci ishte detyruar ta lëshonte Gjermaninë pas fyerjeve dhe kërcënimeve që i vinin për shkak të orientimit seksual.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas presioneve të mëdha, kërkon azil në Suedi me shpresën që të gjejë paqe. Rrëfimi për jetën e transgjinores Charlotte von Mahlsdor, është shpalosur nëpërmjet shfaqjes teatrore “Unë jam vetë grua”, raporton “Express” i KTV-së.
Shfaqja me regji të Kushtrim Koliqit, që u dha premierë në teatrin “Dodona”, jetësohet nëpërmjet aktorit Adrian Morina, i cili brenda një ore transformohet në dhjetëra karaktere.
Kjo shfaqje u vlerësua si një projekt që e ngre në nivel debutues një temë që vazhdon të mbetet tabu në vendin tonë.
Repriza e parë e shfaqjes “Unë jam vetë grua”, do të jepet të enjten mbrëma në teatrin “Dodona”, për të vazhduar më pas në disa teatro tjera.