Në Teatrin "Adriana" në Ferizaj, u shfaq premiera e kryeveprës botërore, komedia "Kopraci" e Molierit me regji nga Elmaze Nura.
Shfaqjen në të cilën luajnë Mevlan Saraçi, Vjosa Abazi, Jajush Ramadani, Blin Sylejmani, Ali Krasniqi, Milot Salihu, Uratë Shabani, Sherif Bega dhe Doruntinë Xhemajli, e kanë përcjell numër i madh i publikut. E premiera është dhënë të mërkurën e 24 prillit.
Shfaqja flet për Harpagonin, një person egoist i dhënë pas parasë, i cili paranë e vendosë para dashurisë.
Por, edhe kur bëhet fjalë për dashurinë, ai prapë e vë veten në rend para djalit të tij Kleantit dhe është në gjendje që të martohet më të dashurën e djalit të tij, me të bukurën Marianë, pa i ardhur fare keq që po hyn në mes të një dashurie të brishtë dhe të pastër të dy të rinjve.
Ndërsa sa për para edhe vajzën e tij Elizën, është në gjendje ta martojë me një njeri të vjetër, vetëm për faktin se ai është i pasur. Ashtu si në shumë komedi të bukura, Kopraci fokusohet në martesë, si një simbol i konfliktit dhe zgjidhjes së lumtur. Kur njerëzit nuk mund të martohen me ata që duan, doza e konfliktit shumëfishohet.
Asistente e regjisë është Fata Hyseni, skenograf Zeni Ballazhi, Kostumet nga Alma Krasniqi, ndërsa muzika është bërë nga Gëzim Hasani. Ndriçimi është bërë nga Hajrullah Elezi, ndërsa Mjeshtër skenografie, Avni Ajvazi.
