Do të befasonte të gjithë të pranishmit në sallën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Kishte kohë që s’këndonte. Ishte 28 Nëntori i vitit 2016, kur Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota” po mbante një koncert me krijimet e kompozitorit Fahri Beqiri, shkruan sot Koha Ditore.
Në skenë u ngjit edhe e madhja Nexhmije Pagarusha. Një muaj më vonë, në skenë u ngjit edhe në ceremoninë e shpërblimeve “Rexhai Surroi”. Këndoi shkurt, pa orkestër, në dokumentarin për të. “A këndova mirë?”, pyeti në fund
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKishte qenë një paraqitje e papritur për të gjithë. Ishin bërë thuajse 16 vjet qysh prej të fundit paraqitjeje të saj para kamerave televizive. Asokohe, publikut në Tiranë ajo i kishte dhuruar një interpretim me Ardit Gjebrenë. Ishte viti 2000.
S’u pa në skenë deri më 2016. Zëri i saj këngëzues do të mrekullonte të gjithë të pranishmit në sallën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ishte 28 Nëntori i atij viti kur Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota” po mbante një koncert me krijimet e kompozitorit Fahri Beqiri.
Me një fustan të zi që ia shtonte hijerëndësinë e saj prej zonje 83-vjeçe, ajo qëndroi e ulur në një kolltuk derisa solistët e “Shotës” interpretonin shkëputje nga repertori i kompozitorit të njohur. Në kohën kur radha i erdhi këngëtares Violetë Kukaj, Pagarusha do të habiste të gjithë: ajo do ta shoqëronte atë në disa prej vargjeve të këngës “Sonte ngushëllim kërkova”.
Me këngën që flet për ngushëllimin që e ofron një gotë raki, artistja e lartësive do t’i përkujtonte audiencës për fuqinë e vokaleve të saj. “Vetë paraqitja e Nexhmisë në duet dhe gjithçka nga ajo mbrëmje ishte e veçantë”, ka përkujtuar këngëtarja Kukaj të premten disa orë pasi u bë i ditur lajmi për vdekjen e asaj që u konsiderua si bilbili i këngës shqipe.
Ende i ka të gjalla momentet kur për dy orë rresht kishte bërë prova para koncertit bashkë me divën. Në një prononcim për “Kohën Ditore”, Kukaj e ka cilësuar veten me fat që kishte qenë e përzgjedhura e Nexhmijes për të interpretuar bashkë.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)