Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër është hapur ekspozita “Marubi celebrates the Original” - Marubi Feston Origjinalen, me disa dhjetëra foto të realizuara gjatë viteve nga studioja “Marubi” dhe të ruajtura në familjet shkodrane.
Muzeu ka në arkivin e tij më shumë se 500 mijë negativë, por, sipas specialistëve, sot është e vështirë të gjenden fotot origjinale, raporton Zëri i Amerikës.
Kuratori i ekspozitës, gjermani Rudolf Schafer, i cili thotë se mbetet ende pa përgjigje pyetja nëse fotot e sotme dixhitale, të realizuara me telefona të mençur, do të arrijnë të ruhen ashtu si fotot e Marubëve.
Artikuj të ngjashëm
-
“Marubi” avancon standardet e konservimit të arkivit
-
Rikthehet teknika 170-vjeçare e maestros së fotografisë, Pietro Marubi
-
“Marubi” si cilësi kulturore e Evropës në mesin e 50 muzeve më të mirë
-
Fotot e papërsëritshme të Marubit në Milano
-
Shkodër, zhvillohet sfilata me veshje tradicionale frymëzuar nga Marubi