Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Në koncerte nga shtëpia

Kritikët tregojnë se çfarë muzike janë duke dëgjuar në shtëpi. Tim Ashley u rikthehet koncerteve live dhe është i tronditur nga Strauss. Dy koncertet në formatin “live-streamed” nga Filarmonia e Parisit më kanë prekur thellësisht këto ditëve të fundit.

Të dyja shënjuan fillimin e rikthimit te muzika live, ani pse me audiencë online, pasi që masat e vetizolimit filluan që të lehtësohen gjithandej nëpër vendet e Evropës. Dhe të dyja fokusohen, në punën e kompozitorit Strauss, të kompozuara gjatë Luftës së Dytë Botërore – muzika, me fjalë të tjera, nxjerr në pah një humanitet njerëzor në kohë të errëta.

Të mërkurën e 27 majit instrumentistët nga Orkestra e Parisit luajtën kontrastet, sekstetin për harkorë, veprat “Capriccio”, “Siegfried Idyll” të Wagnerit dhe “Good Friday Music” nga opera “Parsifal” për instrumente frymore të transkriptuar nga Andreas N. Tarkmann. Pjesa tjetër e mbrëmjes i kishte mbetur vetëm një vepre. Renaud Capuçon dhe miqtë e tij performuan “Metamorphosen” nga Strauss.

Koncerti i parë sugjeron një lehtësim drejt shpresës, me elegancën e Straussit që hynte drejt qetësisë së Wagnerit dhe me bukurinë djallëzore të ekstraktit të “Parisfal”. “Metamorphosen” në të kundërtën jep ndjesinë e një akti të përbashkët të trishtimit, mbingarkuese nga ndikimi i saj, goxha mbresëlënëse, xhiruar nga Nathan Benisty, që me kamerë ka kapur koncentrimin dhe emocionet e instrumentistëve, shumë herë me një afërsi të pakursyer. Është një nga gjërat me prekëse që kam parë me vite, transmeton KOHA.

Kjo është një kohë e vitit, ku shumë ndjekës të operave zakonisht do të ishin duke menduar për të shkuar nëpër festivale verore apo nëpër teatro a nëpër shtëpi fshati. COVID-19, sigurisht, e ka bërë të pamundur këtë, por pasi që operat online kanë qenë mbështetja ime kryesore gjatë pandemisë, ua kam hedhur një shikim atyre që kanë dhënë program.

Edhe “Cosimo and the Hot Coals” në zhvendosje me jazz dhe një episod arbëresh Kulturë 2 d. më parë “Cosimo and the Hot Coals” në zhvendosje me jazz dhe një episod arbëresh

“Glyndebourne Open House” i ka dhënë një shtytje vikendit me “Le Nozze di Figaro” të Mozartit, produksion i vitit 2012 nën regji të Michael Grandage, e që po na jep kohë vetëm një javë për të shikuar një operë. Opera aktuale është produksioni kontrovers i vitit 2010 nën regji të Jonathan Kent, që sjell “Don Giovannin” me dirigjentin Vladimir Jurowski dhe me Gerald Finley në rol kryesor. Diçka me zjarr dhe akull, influencuar nga filmat “noir” dhe surealizmi, është një vepër intensive, me një errësirë shqetësuese e me mungesë humori. Pas saj, deri më 14 qershor është opera “Così Fan Tutte”, produksion i vitit 2006 nga Nicholas Hytner, dirigjuar nga Iván Fischer.

Sidoqoftë, “Garsington Opera” ka qenë duke i bërë gjërat ndryshe, me “Music for the Eyes” një seri e dokumentarëve me një perspektivë të thellë të prezantuara nga Johnny Langridg edhe historiania e artit Imogen Tedbury tek ekzaminojnë operat nga repertori i kompanisë në relacion me pikturat dhe letërsinë.